Jack Wilshere më në fund ka braktisur radhët e klubit londinez të Arsenalit.
Idhulli i shumë tifozëve të Gunners, ka arritur marrëveshje trevjeçare me skuadrën e West Ham Unitedit.
Mesfushori u largua nga Topçinjtë pasi marrëveshja përfundoi në fund të qershorit dhe trajneri i ri Unai Emery nuk mund t’i premtonte atij një vend në formacionin titullar.
Our new midfielder has arrived… #WelcomeJack pic.twitter.com/kPd7hm4YxZ
— West Ham United (@WestHamUtd) July 9, 2018
Wilshere, i cili ka luftuar me lëndimet në sezonet e fundit, kishte qenë në huazim në Bournemouth përpara se të kthehej në Arsenal në një përpjekje për të fituar një vend në skuadrën e kombëtares angleze në Kupën e Botës.
Megjithatë, 28-vjeçari nuk arriti të bind trajnerin e Gareth Southgatet, pavarësisht 34 paraqitjeve të mëparshme me “Tre Luanët” dhe realizimit të dy golave.
Theksojmë se 26-vjeçari deri më tani kishte pasur 125 paraqitje duke shënuar shtatë gola. /Telegrafi/