Feronikeli ka njoftuar se kanë transferuar portierin Ilir Avdyli.
Prishtinasi ka luajtur në të kaluarën për Tiranën, Kamzën për Shkëndijën dhe së fundmi ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri.
“Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit, për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21”.
“Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin, për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat gjelbërt e bardhë”.
“Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë së Veriut”.
“Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës”.
“Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990 në Prishtinë dhe është i gjatë 1.89cm. Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht”, thuhet në njoftimin e Feronikelit. /Telegrafi/