Telegrafi

Zyrtare: Ilaix Moriba kalon nga Barcelona te RB Leipzig

Mesfushori 18-vjeçari, Ilaix Moriba, është transferuar nga FC Barcelona në RB Leipzig.

Lojtarika nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, ku do të jetë i lidhur me klubin gjerman deri në vitin 2026.

Mesfushori qendror luajti në të gjitha ekipet e të rinjve të Barçës, ndërsa kishte edhe 18 paraqitje për ekipin e parë të FC Barcelona.

Ilaix Moriba lindi në Guinea, është rritur në Spanjë dhe fillimisht luajti për Espanyolin.

Në vitin 2010, në moshën shtatë vjeç, ai u transferua në akademinë “La Masia” në FC Barcelona.

Për sezonin 2019/20, mesfushori qendror u ngjit në skuadrën e ekipit katalanas B, i cili luan në Segunda División – divizioni i tretë spanjoll.

Ilaix Moriba bëri debutimin e tij profesional më 7 shtator 2019 si 16-vjeçar./Telegrafi/