Telegrafi

Zyrtare: Hyka transferohet në Amerikë

Tashmë është zyrtare dhe Jahmir Hyka është bërë me skuadër të re.

Mesfushori shqiptar është lojtari më i ri i San Joze Earthquakes në Major Socer League.

Tiranasi ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e amerikane, lajm i cili u bë publik nga vetë faqja zyrtare e San Joze.

Ndërkohë vetë menxheri i skuadrës nga MLS, Hese Fioraneli u shpreh:

“Hyka është një lojtar që i shton elementin surprizë skuadrës tonë në çdo ndeshje që do të luajë. Ai është një lojtar shumë i aftë teknikisht si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe në situatat një për një nuk jep pika referimi”.

“Kjo do të thotë se sulmuesit tanë do të furnizohen me topa nga një lojtar që di të sulmojë në disa fronte”, deklaroi menaxheri Fioraneli. /Telegrafi/