Telegrafi

Zyrtare: Howedes nënshkruan për Juventusin

Benedikt Howedes i është bashkuar edhe zyrtarisht Juventusit duke u huazuar nga Schalke 04.

29-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e të mërkurës dhe pastaj nënshkroi për Zonjën e Vjetër.

Lexo po ashtu Howedes arrin te Juventusi për testet mjekësore (Video)

Bianconerët e kanë opsionin e blerjes për një shumë që në total do të shkonte në 16.5 milionë euro (duke përfshirë edhe shumën e huazimit dhe bonuset).

Juve duhet të paguajë 3.5 milionë euro për huazimin, ndërsa nga 1 korriku i vitit të ardhshëm e ka opsionin e blerjes.

Ndërkaq, nëse Howedes regjistron më shumë se 25 paraqitje gjatë sezonit 2017/2018, atëherë Bianconerët do të detyrohen ta blejnë. /Telegrafi/