Feronikeli po vazhdon me kontratat e reja për futbollistët që ruajtën ngjyrat e klubit sezonin e shkuar.
Tashmë edhe zyrtarisht konfirmohet që edhe sulmuesi anësor, Mendurim Hoti, ka vazhduar kontratën me kampionët e Kosovës.
Hoti ka nënshkruar edhe për dy sezone tjera me klubin.
Sulmuesi anësor ka realizuar 10 gola këtë sezon në IPKO Superligën e Kosovës, duke kontribuar edhe me 5 asistime.
Ai ishte ndër më meritorët që Feronikeli u shpall kampion dhe fitoi Kupën e Kosvoës. /Telegrafi/