Telegrafi

Zyrtare: Holloman Garrius De Marquise përforcon radhët e Yllit

Klubet kosovare të basketbollit kanë filluar të mendojë për sezonin pranveror.

Ekipi i Golden Eagle Yllit ka zgjedhur të përforcojë radhët e veta me lojtar të huaj, por do të sjell edhe basketbollist vendor.

Holloman Garrius De Marquise është lojtari më i ri i skuadrës suharekase që do të shohim në fanellën verdhezi.

Amerikani është i gjatë 198 cm dhe luan në dy pozita në fushë, në atë 3 dhe 4.

Theksojm se së fundmi ka luajtur në Liban për skuadrën e Divizionit A të Tadamon Zouk.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KB Yllit

Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve Sc Lusitania në LPB ligën të Portugalisë dhe Saint John Riptide në NBL të Kanadasë.

Ndryshe, Ylli ka nisur negociatat edhe me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Alban Veselin. /Telegrafi/