Pas shumë raportimesh dhe pritjesh, Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e Gonzalo Higuain.
31-vjeçari i është bashkuar Bluve nga Juventusi në formë të huazimit deri në fund të sezonit. Në gjysmën e parë të sezonit argjentinasi ishte i huazuar te Milanit.
Ai shënoi në Serie A tetë gola këtë sezon në kampionatin elitar italian dhe dhuroi një asistim.
Welcome to London and welcome to Chelsea, @G_Higuain! 🙌#HiguaIN pic.twitter.com/DMJN7z8YOL
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 23, 2019
‘Pipita’ ishte dëshira e madhe e ish-trajnerit të tij, Maurizio Sarri, me të cilin punoi te Napoli, ku në sezonin 2015/16 ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 36 gola.
Në të kaluarën lojtari është paraqitur edhe për Real Madridin, ndërsa karrierën e filloi te River Plate.
Ai është paraqitur edhe për Përfaqësuesen e Argjentinës, në 75 ndeshje ka arritur të shënojë 31 gola.
Me ardhjen e Higuain me shumë mundësi një nga Alvaro Morata dhe Olivier Giroud do të largohen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oTf3glfwhME