Telegrafi

Zyrtare: Haxhi Neziraj kalon te Feronikeli

Feronikeli është përforcuar me Haxhi Nezirajn, që në edicionin e kaluar i ka mbrojtur ngjyrat e Dritës. 

Mesfushori Haxhi Neziraj, është i lindur më  16 mars 1993, në Luzern të Zvicrës dhe është 1.86m i gjatë.

“Neziraj është mesfushor sulmues, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor qendror, por edhe në pozicionin mbrapa sulmuesve i njohur si sulmues i dytë”.

“Ai është i njohur me Superligën e Kosovës, pasi ka luajtur te FC Drita e Gjilanit, ndërsa karrierë ka edhe n Evropë, pasi për shumë vite ishte pjesë e Superligës së Zvicrës, duke mbrojtur ngjyrat e FC Luzern”.

“Neziraj ka qenë gjithashtu pjesë e Kategroisë Superiore të Shqipërisë, kur gjat vitit 2018, bënte pjesë në skuadrën e Flamurtari FC”.

Mesfushori ka gjithsej katër paraqitje për kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe dy të tjera për kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/