Feronikeli ’74 ka bërë të ditur se Hasan Hyseni është zyrtarisht pjesë e tyre.
Anësori 27-vjeçar ishte pjesë e Prishtinës së fundmi, ndërsa nga sezonin 2024/25 do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenias.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin ë plotë (pa ndërhyrje) të Feronikelit ’74 të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook:
𝐇𝐚𝐬𝐚𝐧 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐫𝐢 𝐢 𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞𝐥𝐢 𝟕𝟒
Kemi kënaqësinë të ju informojmë që futbollisti, Hasan Hyseni, është transferimi i radhës tek klubi ynë, FC Feronikeli 74.
Hyseni, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Prishtina, ka përvojë të jashtëzakonshme në këmbët e tij, e njeh shumë mirë Superligën e Kosovës dhe padyshim që do të jetë vlerë e shtuar e klubit.
Anësori 27 vjeçar i është bashkuar skuadrës deri në fund të sezonit, por në kontratën e tij me klubin ka edhe mundësinë e vazhdimit.
Ne si klub shpresojmë që rrugët tona të jenë të gjata dhe të suksesshme. /Telegrafi/