Torino ka konfirmuar se ka nënshkruar me Joe Hart. Portieri anglez është huazuar nga Manchester City.
Joe Hart ka folur fjalët e para si futbollist i Torinos, duke thënë se ndihet i kënaqur që është transferuar në Serien A dhe këtë ndryshim e sheh si shenjë të fatit.
“Përnjëherë karriera ime ndryshoi dhe unë e interpretova si një shenjë të fatit”, deklaroi fillimisht Hart, transmeton Telegrafi.
“Prandaj më duhej të bëja diçka… Zgjedhja e Torinos erdhi në momentin e duhur”.
“Jam shumë i kënaqur që mund të konkurroj në një ligë të bukur dhe të vështirë si Serie A”, ka deklaruar Hart për faqen zyrtare të Torinos. /Telegrafi/