Telegrafi

Zyrtare: Griezmann i jep fund të gjitha spekulimeve, vendos të qëndrojë te Atletico Madrid

Antoine Griezmann (Foto: Getty Images)

Barcelonë, Paris, Mançester, Londër apo Munih? Në asnjërën nga këto qytete të mëdha.

Antoine Griezmann ka vendosur përfundimisht t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij Atletico Madrid.

Sulmuesi francez ka publikuar një video në Twitter ku ka njoftuar për vendimin e tij përfundimtar.

Ishte Barcelona skuadra më e interesuar për transferimin e francezit, por ky i fundit ka vendosur të mbetet në ‘Wanda Metropolitano’.

“Unë kam vendosur të qëndrojë”.

“Mbështetësit e mijë, klubi im, shtëpia ime. Atletico Madrid”, ka shkruar Griezmann.

Reprezentuesi francez ishte i lidhur me një kalim te Barcelona për shumën e 100 milionë eurove.

27-vjeçari ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2022, ndërsa shihet si futbollisti kryesor i Diego Simeones tek Atletico.

Griezmann iu bashkua Atleticos në verën e vitit 2014 nga Real Sociedad për 30 milionë euro.

Reprezentuesi francez pritet të jetë udhëheqës i Kombëtares së tij edhe në Rusia 2018, ku Franca është ndër Kombëtaret favorite për të triumfuar. /Telegrafi/