Site icon Telegrafi

Zyrtare: Granit Jashari nënshkruan me Gjilanin

Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Granit Jashari, i cili së fundmi mbrojti ngjyrat e Drenicës.

Klubi gjilanas ka vazhduar përforcimin e skuadrës para ndeshjeve ndërkombëtare dhe sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Kështu, drejtuesit e Gjilanit kanë konfirmuar tashmë edhe transferimin e pestë në këtë afat kalimtar, pas ardhjes së trajnerit të ri Zekirija Ramadani.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e talentuar drenicas, Granit Jashari, i cili ka nënshkruar kontratë për dy vite me mundësi vazhdimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmer rreth SC Gjilani

Postimi pa ndërhyrje i Gjilanit

?????????Ë ???????

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Granit Jashari.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

23 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e KF Drenica, derisa më parë ka qenë reprezentues i rregullt i moshave zingjir te Përfaqësuesja e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Granitit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

Zyra për shtyp

6 Korrik, 2022

/Telegrafi/

Exit mobile version