Telegrafi

Zyrtare: Gjilanin nënshkruan me mesfushorin Sabit Bilali

Gjilani ka vazhduar me përforcime, duke  prezantuar sot mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sabit Bilalin.

Ai ka luajtur shumicën e karrierës në Maqedoni me klube si Shkupi, Shkëndija dhe Renova, ndërsa u paraqit edhe te Partizani në Shqipëri.

“Sport Club Gjilani dhe futbollisti Sabit Bilali janë dakorduar për të qenë së bashku për dy edicionet e radhës. Mesfushori nga Tetova i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, derisa është vënë menjëherë në urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu”.

“26 vjeçari vjen pas një aventure të kaluar në klubin e Rabotniçkit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, derisa më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve tetovare, Shkëndija dhe Renova. Për dy sezone ishte pjesë e klubit tjetër shqiptar Shkupi, derisa karrierë ka bërë edhe në Superiore te Partizani i Tiranës”.

“Bilali është pritur nga drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili i ka uruar mirëseardhje futbollistit dhe i ka uruar shumë suksese në zgjedhjen e tij të re”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

Gjilani është përforcuar me disa lojtarë në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/