Telegrafi

Zyrtare: Gjilani transferon portierin Enea Koliçi

Foto: SC Gjilani/Facebook

Gjilani ka njoftuar se kanë transferuar zyrtarisht portierin Enea Koliçi.

Portieri nga Pogradeci ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin gjilanas.

Koliçi ka luajtur në Shqipëri dhe Greqi, duke sjell një përvojë të madhe te klubi i Superligës.

Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi.

“Ditën e sotme, portieri nga Pogradeci, Enea Koliçi ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë për dy vitet e ardhshme si futbollist të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e klubit kosovar.

ZYRTARE: Enea Koliçi futbollist i GjilanitTiranë, 29 Korrik 2020-Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit…

Publiée par SC Gjilani sur Mercredi 29 juillet 2020

Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte “siguruar” portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria”.

“Karrierën e tij si futbollist, Koliçi, e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartë cekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skënderbeut të Korçës.

“Prezantimi i futbollistit të ri të skuadrës kuq e bardh në fanellën e Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim”, ka shkruar Gjilani në faqen e tyre në Facebook. /Telegrafi/