Telegrafi

Zyrtare: Gjilani transferon Përparim Islamin

Gjilani ka njoftuar se ka transferuar Përparim Islamin.

Sipas komunikatës së tyre, lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy vite.

Më poshtë mund të lexoni (pa ndërhyrje) njoftimin e klubit gjilanas:

📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Përparim Islami

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite.

Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Përparimit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare. /Telegrafi/