Telegrafi

Zyrtare: Gjilani transferon Besar Musollin

Foto: SC Gjilani

Gjilani edhe zyrtarisht e ka transferuar Besar Musollin.

Klubi gjilanas ka bërë të ditur se lojtari do të vësh fanellën e tyre pas tetë viteve të kaluara te Kukësi.

Mesfushori është i njoftuar me futbollin kosovar, shkaku që në të kaluarën kishte luajtur te KF Hysi.

ZYRTARE: Besar Musolli futbollist i GjilanitGjilan, 22 Shtator 2020-Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli,…

Publiée par SC Gjilani sur Mardi 22 septembre 2020

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Gjilanit:

Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.

Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.

Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tijë në futbollin vendor në Kosovë, pasiqë më parë, para transferimit të tijë në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi.

Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli, transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën do ti kalonte 8 vite nga karriera e tijë, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri.

Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikmet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutotne me fanellën e Kosovës.

Sport Club “Gjilani” i dëshiron mirëseardhje futbollistit më të ri në skuadrën tonë, Besar Musolli. /Telegrafi/