Site icon Telegrafi

Zyrtare: Gjilani transferon Bedri Grecën

Bedri Greca (Foto: SC Gjilani/Facebook)

Gjilani sot (25 qershor) ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca. 28-vjeçari sot ka finalizuar marrëveshjen me Gjilanin, të cilin do ta mbaj si futbollist të skuadrës për edicionin e ardhshëm garues në Ipko Superligë e Kosovës.

Bedri Greca i lindur në Tiranë, në skuadrën e Gjilanit transferohet nga skuadra e qytetit të tij me po të njëjtin emër, KF Tirana.

Sulmuesi i ri i Gjilanit më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave nga kampionati shqiptar, ku vlen të ceken ajo e Flamurtarit, Kukësit dhe Luftëtarit. 28-vjeçari bartë mjaftë përvojë mbas vete ku ka zhvilluar mjaftë kampionate të suksesshme me skuadrat paraprake ku kishte luajtur.

Edicionin e fundit, Greca ishte paraqitur për skuadrën e Tiranës ku kishte zhvilluar një kampionat të suksesshëm në aspektin personal dhe ishte prezent në formacionin startues në skuadrën e tij të udhëhequr nga krye trajneri Ardian Mema, ku kishte realizuar katër gola dhe gjashtë asistime për bashkë lojtarët e tij.

Greca ediconin e fundit kishte arritur edhe në finalen e kupës së Shqipërisë ku ishte mposhtur në ndeshjen finale nga Kukësi me rezultat 2-1.

Greca në skuadrën e Gjilanit bëhet transferimi i gjashtë në këtë afat kalimtar. Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po punon me mjaftë intensitet, për të sjellë edhe përforcime të tjera në kampin kuq e bardhë, ku po synohet të ndërtohet një ekip konkurues për edicionet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll./Telegrafi/

Exit mobile version