Telegrafi

Zyrtare: Gjilani shkarkon Munishin

Gjilani ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar Ismet Munishin nga posti i trajnerit.

Derisa u përfol orë më parë se trajneri do të shkarkohet nga klubi gjilanas, tani ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar.

Përmes një njoftimi, Gjilani ka bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me Munishin.

Lexo po ashtu Gjilani thuhet se ka shkarkuar Ismet Munishin - "Skifterat" e falënderojnë për kontributin

Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën e bërë nga klubi i elitës së futbollit kosovar të bërë në Facebook:

📣 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi.

Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.

Ekipin do ta drejtoj Alban Hyseni deri në fund të edicionit. /Telegrafi/