Telegrafi

Zyrtare: Gasperini trajneri më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A

Gian Piero Gasperini. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit 2018-19 në kampionatin italian Serie A.

Pas një sezoni të jashtëzakonëshëm me Atalantën, të cilën arriti ta dërgojë për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Kampionëve, trajneri Gian Piero Gasperini është nderuar me çmimin “Pankina e Artë” për sezonin 2018-2019.

Ky vendim është marrë nga trajnerët e klubeve italiane që më së shumti vota i kanë dhënë trajnerit aktual të Atalantës.

Gasperini ka lënë mbrapa ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri që kishte fituar titullin e kampionit me Zonjën e Vjetër.

Gimapiero Gasperini. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

62-vjeçari ka thënë se për të është një nder i madh që ta fitoj këtë çmim si trajneri i sezonit 2018-19.

“Për mua është një nder i madh të marr një çmim kaq prestigjioz, ndaj nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta ndaj me presidentin Percassi, futbollistët, stafin tim dhe gjithë qytetin e Bergamos”, ka deklaruar Gasperini.

Atalanta edhe këtë edicion është duke shfaqur formë fantastike, teksa është në luftë për tu kualifikuar përsëri për në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/