Telegrafi

Zyrtare: Florian Kamberi prezantohet te Rangers në krah të Steven Gerrard

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi e ka mbyllur transferimin e tij te klubi i njohur skocez, Rangers.

Ai është paraqitur në krah të legjendës së futbollit, Steven Gerrard, që është trajner në këtë klub.

Kamberi është shfaqur i emocionuar për kalimin në klub në intervistën e tij të parë.

 

“Jam shumë i emocionuar. Që kur erdha në Skoci ka qenë një ëndërr për mua që të transferohem në Rangers dhe kjo ka ndodhur sot, kështu që unë jam një njeri shumë, shumë i lumtur”, ishin fjalët e tij të para.

 

Në anën tjetër edhe trajneri Steven Gerrard ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin.

“Ne e kemi vëzhguar atë për ca kohë dhe e dimë se çfarë mund t’i sjellë grupit. Ai është një sulmues golashënues, tek i cili besojmë se do të jetë në gjendje të kontribuojë në një mënyrë pozitive në atë që duam të arrijmë këtë sezon”, ishin fjalët  e Gerrard.

 

Kamberi te Rangers do ta mbajë fanellën me numrin 23. /Telegrafi/