Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi e ka mbyllur transferimin e tij te klubi i njohur skocez, Rangers.
Ai është paraqitur në krah të legjendës së futbollit, Steven Gerrard, që është trajner në këtë klub.
Kamberi është shfaqur i emocionuar për kalimin në klub në intervistën e tij të parë.
? “For me, Ibrox is the best atmosphere I have ever played in.” pic.twitter.com/pnRzNdwlEl
— Rangers Football Club (@RangersFC) January 31, 2020
“Jam shumë i emocionuar. Që kur erdha në Skoci ka qenë një ëndërr për mua që të transferohem në Rangers dhe kjo ka ndodhur sot, kështu që unë jam një njeri shumë, shumë i lumtur”, ishin fjalët e tij të para.
? FIRST INTERVIEW: Watch an exclusive interview with new Gers signing Florian Kamberi on @RangersTV.
? Watch Now: https://t.co/ZJgN31rHoV
? Subscribe to RTV: https://t.co/FVbn5yUf7V pic.twitter.com/wABcORTiMC— Rangers Football Club (@RangersFC) January 31, 2020
Në anën tjetër edhe trajneri Steven Gerrard ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin.
“Ne e kemi vëzhguar atë për ca kohë dhe e dimë se çfarë mund t’i sjellë grupit. Ai është një sulmues golashënues, tek i cili besojmë se do të jetë në gjendje të kontribuojë në një mënyrë pozitive në atë që duam të arrijmë këtë sezon”, ishin fjalët e Gerrard.
?️ Steven Gerrard: “We’ve watched him for some time and know what he can bring to the group. He is a hardworking, goalscoring attacker, who we believe will be able to contribute in a positive way to what we want to achieve this season.” pic.twitter.com/4T6hZwP0nW
— Rangers Football Club (@RangersFC) January 31, 2020
Kamberi te Rangers do ta mbajë fanellën me numrin 23. /Telegrafi/