Telegrafi

Zyrtare: Florent Hadergjonaj transferohet në Turqi te Kasimpasa

Klubi turk, Kasimpasa ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të Kosovës, Florent Hadergjonaj nga klubi anglez, Huddersfield Town.

Dita me fundit e afatit kalimtar ka sjell ndryshime skuadrash edhe për futbollistët shqiptarë.

Njëri nga ta është edhe mbrojtësi i krahut të djathtë i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Florent Hadergjonaj

Hadergjonaj ka lënë Championshipin anglez për t’u transferuar në Superligën e Turqisë.

Këtë transferim e mundësoi menaxheri i tij, Flakron Hadergjonaj që është edhe vëllai i mbrojtësit të Kosovës.

Është vet klubi i Kasimpasas që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me klubit anglez për huazimin e Hadergjonajt.

“Florent Hadergjonaj, lojtar 25-vjeçar i Huddersfield, i cili kaloi testet mjekësore, nënshkroi kontratë që e lidh atë me ekipin tonë si huazim falas deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit turk. /Telegrafi/