Fiorentina kanë nënshkruar zyrtarisht me Riccardo Saponaran, në formë huazimi me detyrimin blerje nga Empoli.
Fiorentina ka vendosur t’i forcoj radhët e veta në mënyrë që të jetë në garë për pozitat që dërgojnë në garat evropiane.
Oferta e klubit Viola për mesfushorin kreativ italian ka ardhur vetëm në këtë mëngjes, por është përshkallëzuar me shpejtësi për të përfunduar këtë mbrëmje.
Viola ka lëshuar një deklaratë që konfirmon se Saponara ka nënshkruar në huazim me detyrim blerje, përcjell Telegrafi.
Raportohet të jetë një marrëveshje në vlerë prej 10 milionë euro në fund të huazimi 18-mujor, ndërsa si pjesë e një shitje të mëparshme, Milani për këtë arsye do të fitoj tre milionë ero, pasi i takojnë 30 për qind të tarifës. /Telegrafi/