Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka marr vendim rreth finales së Copa del Rey.
Më 21 prill, stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, do të jetë mikpritëse e finales së Copa del Rey.
Skuadrat finaliste që do të diskutojnë fitimin e trofeut të Kupës së Mbretit janë Sevilla dhe Barcelona.
Ishin vet dy skuadrat e mëdha spanjolle dhe Federata Spanjolle ato që arritën ujdinë mes vete që stadiumi i Atleticos të jetë arenë mikpritje e finales.
Ndryshe, Wanda Metropolitano është një stadium i ri që Atletico në këtë sezon, 2017-18, po i zhvillon së pari ndeshjet si vendas.
Ky stadium është ultra modern dhe ka një kapacitet prej 67 mijë ulëseve.
Ndeshjet që janë anuluar si rezultat i kësaj finale janë ato në mes të Atletico-Betis, Sevilla-Real Madrid dhe Barcelona-Villarreal.
Këto takime do të zëvendësohet me një datë të lirë, pikërisht me atë të 9 majit. /Telegrafi/