Drita nuk ka të ndalur, ndërsa ka arritur marrëveshje me lojtarin e tretë nga rivali lokal, Gjilani.
Kampionët e Kosovës kanë nënshkruar me mesfushorin e njohur, Filonit Shaqirin.
Futbollisti në vitin e fundit ka qenë pjesë e Gjilani, duke treguar formë të lartë në shumicën e takimeve.
“Filoniti është shprehur shumë i kënaqur që tani është pjesë e kampionit, dhe është i gatshëm që ta ndihmojë ekipin për sezonin e ri! Mirë se vjen Fila”, thuhet në njoftimin e klubit.
Shaqiri më parë ka qenë pjesë e Llapit, ndërsa si futbollist është formuar te Prishtina.
Drita nga Gjilani më parë e kishte marr edhe Betim Haxhimusën dhe Zgjim Mustafën.
Shaqiri mund të debutojë në fundjavë ndaj Prishtinë në Superkupën e Kosovës. /Telegrafi/