Site icon Telegrafi

Zyrtare: FIFA dhe UEFA suspendojnë Rusinë në të gjitha kompeticionet

Foto: Getty Images

Raportohet se të gjitha klubet dhe ekipet kombëtare ruse janë pezulluar nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë.

Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja.

Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente.


Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë.

Lexo po ashtu FIFA ‘në bisedime të avancuara’ për pezullimin e Rusisë?

Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve. /Telegrafi/

Exit mobile version