Feronikeli ka njoftuar se e kanë transferuar Marko Milickovic.
Skuadra nga Drenasi me një njoftim në faqen e tyre zyrtare në Facebook e prezantoi mesfushorin malazez.
Milickovic ka luajtur në të kaluarën për skuadrat si Mladost dhe Otrant-Olympic, ndërsa tani ëhstë pjesë e Feronikelit.
“FC Feronikeli fillon vazhdën e nënshkrimeve për sezonin e ri.Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbërt e bardhë”.
“Milickovic është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës”.
“Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi. Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic”.
“Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub. Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim”, thuhet në njoftimin e klubit kosovar. /Telegrafi/