Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli transferon Basiru Mbyen

Foto: Feronikelikf.com

Feronikeli ka arritur akord me super talentin, Basiru Mbye, i cili do ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit.

Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i gjatë 1,83m.

Basiru krahasohet me Michy Batshuayin e Chelseat, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe shtatë asiste për skuadrën e dytë të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilën skuadër për gjysmësezoni realizoj 16 gola dhe bëri dy asistime.

Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A.

Feronikeli i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit dhe shpreson që do të ketë sukses te skuadra e tyre. /Telegrafi/