Site icon Telegrafi

Zyrtare: Feronikeli ’74 transferon Dmytro Semeniv

Feronikeli ’74 ka bërë të ditur se ka transferuar Dmytro Semeniv.

Përmes një njoftimi në Facebook, klubi nga Drenasi bëri të ditur se anësori arrin nga Spartak Varna.

Lojtari 26-vjeçar, sipas Feronikelit 74’ ishte pjesë edhe e skuadrave si, Liepaja, Pirin, PFC Lviv, Girnyk-Sport dhe Chornomorets.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje):

𝐃𝐦𝐲𝐭𝐫𝐨 𝐒𝐞𝐦𝐞𝐧𝐢𝐯 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐢 𝐅𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞𝐥𝐢𝐭 𝟕𝟒

Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me futbollistin, Dmytro Semeniv nga Ukraina.

Semeniv vjen te Feronikeli nga Spartak Varna, ndërsa më parë ai ishte edhe pjesë e Liepaja, Pirin, PFC Lviv, Girnyk-Sport dhe Chornomorets.

26-vjeçari është sulmues anësor në të dy krahët dhe tek Feronikeli do të jetë së paku për këtë edicion.

Ukrainasi vjen në Superligën e Kosovës si një lojtar me shumë aftësi dhe me një përvojë të pasur. /Telegrafi/

Exit mobile version