Palmeiras e ka kompletuar transferimin e mesfushorit brazilian, Felipe Melo.
Melo i cili do të pritet te kampioni i Brazilit si yll, është përforcimi më serioz deri tash i Palmeiras pas triumfit në kampionatin brazilian kohë më parë.
Lojtari është lënë të largohet i lirë në drejtim të klubit brazilian.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Palmeiras.
Më parë Melo ka luajtur për Juventusin, Galatasarayn, Fiorentinën dhe Interin. /Telegrafi/