Fatih Terim, i njohur si ‘Imperatori’ është trajneri i ri i gjigantit turk, Galatasaray.
Galatasaray para disa ditës shkarkoi nga detyra e trajnerit kroatin Igor Tudor.
Shkarkimi i Tudorit erdhi shkaku i rezultateve të dobëta në këtë gjysmë sezon, edhe pse skuadra gjendet në pozitën e dytë në tabelë.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe krerët e klubit të madh turk kanë gjetur zëvendësuesin e trajnerit kroat.
Është trajneri i njohur turk, Fatih Terim, i cili është rikthyer në stolin e skuadrës “Cim Bom Bom”.
Njoftimi i emërimit të Terimin në krye të skuadrës është njoftuar nga faqet zyrtare të klubit turk në rrjetet sociale.
“Fatih Terim është kthyer në shtëpinë e tij”, shkruar në faqen zyrtare të klubit turk.
Ndryshe, Terim ka qenë edhe më parë trajneri i Galatas në vitet 1996–2000, 2002-2004 dhe 2011-2013, teksa ka fituar shumë trofe.
Gjashtë tituj të Ligës, dy Kupa të Turqisë, katër Superkupa të Turqisë dhe UEFA Kupën. /Telegrafi/
Galatasaraylı Fatih Terim yuvasına dönmüştür! #İmparatorYuvasında pic.twitter.com/yskQD41X86
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) December 21, 2017