Telegrafi

Zyrtare: Fabinho, lojtar i ri i Al-Ittihad

Klubi nga Arabia Suadite, Al-Ittihad ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Fabinhos nga Liverpooli.

Klubet saudite vazhdojnë të bëjnë blerje të mëdha nga Evropë dhe një ndër to është edhe Al-Ittihad.

Pasi befasuan duke transferuar Karim Benzeman dhe N’Golo Kanten, tani kanë transferuar edhe një lojtar të njohur.

Bëhet fjalë për yllin brazilian, Fabinho, i cili është transferuar nga Liverpooli për një shifër që thuhet të jetë 45 milionë euro.

 

Mesfushori brazilian ka nënshkruar një kontrate trevjecare dhe pritet të fitojë rreth 25 milionë euro në sezon.

“Mirësevjen Fabinho”, shkruan në postimin e shkurt të Al-Ittihad, ndërsa në tekst zbulohen detajet e kontratës deri në qershor të 2026. /Telegrafi/