Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Edon Zhegrova edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra belge Genk.
Talenti prishtinas është larguar nga Genku pas tri viteve qëndrim tek klubi i famshëm belg.
19-vjeçari është huazuar tek gjiganti zviceran Basel për një sezon e gjysmë.
Ka qenë faqja zyrtare e Genkut që ka konfirmuar huazimin e Zhegrovës në Basel për një vit e gjysmë.
“KRC Genk ka arritur një marrëveshje me klubin zviceran FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës”.
“Baseli e ka në huazim Zhegrovën për një vit e gjysmë me opsion blerje pas kësaj periudhe”.
“19-vjeçari kosovar luajti 12 ndeshje këtë edicion me KRC Genk. Ai shkon në Zvicër me qëllim që të ketë më shumë mundësi të luaj. Paq fat Edon”, thuhej në njoftimin e Genkut.
Succes Edon! 💪 #krcgenk #samengenk https://t.co/Fxclqx5LyL
— KRC Genk (@KRCGenkofficial) February 4, 2019
Zhegrova u bashkua me klubin belg tri vite më parë nga Prishtina. Talenti nga kryeqyteti kosovar në Basel do të gjejë bashkëkombasit e tij Taulant Xhakën dhe Albian Ajetin. /Telegrafi/