Baseli ka konfirmuar se ka transferuar përfundimisht Edon Zhgerovën nga Genku.
Reprezentuesi i Kosovës ishte në huazim te skuadra zvicerane në edicionin e kaluar, derisa ka disa javë që po bëhej përpjekje nga Baseli që ta transferonte.
Por, klubi nga Zvicra ia arriti qëllimit që të transferonte Zhegrovën, duke i ofruar kontratë deri në vitin 2023.
Edhe pse Genku kishte paralajmëruar se prishtinasi do të qëndronte në edicionin 2020/21 në skuadrën e tyre, të tri palët arritën më në fund marrëveshje që të realizohej transferimi.
Baseli i ka dëshiruar mirëseardhje për herë të dytë Zhegrovës, derisa shpreson që të ketë një formë edhe më të mirë se edicionin e kaluar. /Telegrafi/