Zinedine Zidane ka sjell përforcimin e parë në kuadër të projektit “Galaktikët II”.
Tashmë është zyrtare. Militao do të luajë në Real Madrid për gjashtë sezonet e ardhshme dhe ky transferim spanjollëve iu ka kushtuar 50 milionë euro.
Kështu ka njoftuar skuadra madrilene pas nënshkrimit me mbrojtësin e Portos, i cili do të qëndrojë te Los Blancos deri më 30 qershor të vitit 2025.
“Real Madrid CF dhe FC Porto kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Eder Militao, i cili do të jetë i lidhur me klubin gjatë gjashtë sezoneve të ardhshme deri më 30 qershor 2025”.
Marrëveshja u arrit pasi që u zgjodhën problemet me pagesën në drejtim të Sao Paulos, e cila kishte në pronësi një pjesë të kontratës së lojtarit.
Roli i tij primar në fushë është qendërmbrojtës, por mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor qendre.
Ndryshe, 21-vjeçari i është bashkuar klubit portugez në verën e 2018 nga Sao Paulo dhe deri më tani është paraqitur në 19 ndeshje, ku ka shënuar dy gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BUvj59M8R2M