Telegrafi

Zyrtarë e lartë ukrainas thonë se evakuimi rus në Kherson është shou propagandues

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë akuzuar Rusinë se po organizon shoun propagandistik në qytetin e okupuar ukrainas Kherson, pasi që krerët pro-rusë të këtij rajoni njoftuan se kanë filluar të bëhen gati që ta mbrojnë qytetin nga sulmet e ukrainasve – duke i bërë thirrje civilëve që të ikin.

Andri Jermak, shef i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka mohuar se forcat ukrainase po granatojnë qytetin e pushtuar, transmeton Telegrafi.

“Rusët po tentojnë të frikësojnë banorët e Khersonit me raportime të rrejshme për granatimin e qytetit – duke organizuar shou propagandistik të evakuimit”, tha Jermak – duke shtuar se “kjo propagandë nuk do t’ju funksionojë”.

Ndryshe zyrtarët pro-rusë në rajonin ukrainas të pushtuar nga rusët, kanë bërë thirrje për evakuim, kinse ukrainasit po zgjerojnë kundërofensivën dhe se në një të ardhme të afërt pritet t’i sulmojnë.

Madje edhe komandanti rus i angazhuar për ta udhëhequr luftën në Ukrainë, ka thënë se situata në atë vend është e tensionuar – duke pranuar se forcat ukrainasve kanë avancuar drejt Khersonit. /Telegrafi/