Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dren Gashi kalon te Dukagjini

Sulmuesi i krahut, Dren Gashi ka përforcuar Dukagjinin në aftin kalimtar të janarit.

Ai vjen nga Feronikeli, ku luajti për gjashtë muaj, por shkaku i problemeve në këtë klub, iu desh të largohet.

“Futbollisti i cili ne sezonin vjeshtor ishte paraqitur tek klubi i Feronikelit, për pjesën e mbetur të kampionatit bëhet pjesë e Dukagjinit”.

“Dreni me parë ishte pjesë e shumë skuadrave të ndryshme në Superligën e Kosovës, fillimisht karrierën  e filloj tek Prishtina, për të vazhduar në klubet si; Drenica, Gjilani, Ferizaj, Flamurtari, Drita”.

“Dreni para se të rikthehej në futbollin kosovar, ishte aktivizuar edhe në Shqipëri, tek klubi Egnatias’, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version