Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dren Feka lë Hamburgun për të kaluar në Luzern

Mbrojtësi shqiptar, Dren Feka, ka vendosur që të kalojë të Luzern në Zvicër.

Ai sezonin e shkuar ishte pjesë e Hamburgut.

Lajmin për kalimin te Luzern e ka dhënë vet lojtari.

“Unë dua t’ju njoftojë se karrierën time do ta vazhdojë te Luzern. Nuk ishte një vendim i lehtë, por jam i sigurt që është i duhuri”.

“Unë jam mirënjohës për shtatë vjet që kalova te HSV”, ka nënvizuar Feka.

Feka ka luajtur për grupmoshat kuqezi disa ndeshje, ndërsa është kthyer ka luajtur edhe për Gjermaninë. /Telegrafi/

Exit mobile version