Domagoj Vida edhe zyrtarisht është lojtar i Besiktasit.
Mbrojtësi kroat ka kaluar tashmë në radhët e kampionit të ligës elitare turke.
Futbollisti ka nënshkroi kontratë të vlefshme 3.5 vjeçare me klubin bardhezi ndërsa skuadra turke nuk i ka kushtuar asnjë cent pasi që lojtarit i kishte mbaruar kontrata.
Lojtari do të marrë pjesë në kampin e Antalisë, i cili do të fillojë më 3 janar të vitit 2018.
Theksojmë se 28-vjeçari e filloi karrierën në ekipin e Kroacisë, Ojisek, pastaj luajti në Bayer Leverkusen dhe Dinamo Zagreb ndërsa së fundi veshi fanellën e Dynamo Kievit.
Ndryshe, këtë sezon reprezentuesi kroat pati 18 paraqitje duke realizuar dy gola. /Telegrafi/