Telegrafi

Zyrtare: Diego Lopez kalon te Espanyol

Portieri spanjoll Diego Lopez ka kompletuar huazimin për një vit te Espanyoli.

Lopez kishte lënë Milanin sot për të kaluar në Spanjë dhe për të kompletuar transferimin te Espanyol.

Të gjitha lajmet e TANSFERIMEVE mund t’i ndiqni këtu LIVE

Portieri arriti marrëveshje vetëm pasi Pau Lopez kaloi te Tottenham Hotspur.

Lopez nuk ishte zgjidhja e parë e Milanit, pasi ish-portieri i Real Madrid ishte lënë në stol nga Gianluigi Donnarumma që ka treguar aftësitë e tij. /Telegrafi/