Barcelona ka zyrtarizuar kalimin e spanjollit Gerard Deulofeu te skuadra angleze, Watford.
Klubi spanjoll ka bërë publike marrëveshjen e tyre me Watfordin për huazimin e Deulofeut në Ligën Premier.
Barcelona këtë zyrtarizim e ka bërë me anë të faqeve të tyre zyrtare në internet.
Sipas gjigantit katalunas, Deulofeu do të bashkohet me skuadrën angleze deri në fund të sezonit.
Megjithatë, kalimi i tij është në formën e huazimit të thjeshtë, ku Watfordi do t’ia paguajë pagën dhe disa bonuse që mund të arrijnë deri në një milion euro.
“FC Barcelona dhe Watfordi kanë arritur marrëveshje për huazimin e Gerard Deulofeu deri më 30 qershor 2018”.
“Marrëveshja sheh skuadrën angleze të paguajë rrogën e lojtarit dhe bonuse potenciale deri në një milion euro”, thuhet në komunikatën e Barçës.
Në garë për anësorin spanjoll ishin edhe skuadrat e mëdha italiane, Interi, Milani, Roma dhe Napoli, por zgjodhi të kthehet në Ligën Premier, ku më parë luajti te Evertoni. /Telegrafi/
[BREAKING NEWS] @gerardeulofeu moves on loan to Watford until the end of the season. More info👇 https://t.co/o0GudNtNDg
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 29, 2018