Feronikeli ka vazhduar me përforcime dhe kësaj radhe ka rikthyer në portë, Deniz Troshupën, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e klubit.
Portieri 24 vjeçar po kthehet nga Polonia, ku ka qenë duke e mbrojtur portën e klubit Ruch Riky.
Ky klub bën pjesë në kategorinë e katërt të futbollit polak.
Portieri më parë ka mbrojtur edhe për Hajvalinë dhe Skënderbeun e Korçës.
Troshupa ka edhe nënshtetësi polake, për atë karriera e tij është ndërtuar mes Polonisë dhe Kosovës.
Portieri mban dy emra, një në gjuhën polake (Jacek) dhe atë në gjuhën shqipe, Deniz.
Portieri ka qenë pjesë edhe për Përfaqësueses së Kosovës për 21 vjeçar. /Telegrafi/