Telegrafi

Zyrtare: Dembele te Barcelona

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Klubi katalunas së pari do të paguajë 105 milionë euro plus bonuset, varësisht nga paraqitjet e futbollistit që mund të shkojnë deri në 45 milionë euro.

Reprezentuesi francez pritet që të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me gjigantin spanjoll

Klubi katalunas e ka konfirmuar transferimin e francezit përmes profilit zyrtar në rrjetin social “twitter”.

Dembele vjen pas shitjes sw Neymar te PSG. /Telegrafi/