Demba Ba është rikthyer përsëri në futbollin evropian te skuadra turke, Besiktas.
Sulmuesi senegalez u transferua me bujë në vitin 2015 në Superligën Kineze apo më saktë të skuadra Shanghai Shenhua.
Aventura e tij në kampionatin kinez nisi si është më së miri, pasi në 29 ndeshja shënoi plot 20 gola, por një lëndim i tmerrshëm ia ndryshoi karrierën duke e lënë gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.
Lëndimi i gjatë, por edhe rregullat e reja bën që Demba Ba të mendoj mirë qëndrimin në Kinë, pasi po i rrezikoj pozita e titullarit dhe në marrëveshje me klubin vendosën për huazimin e tij.
Demba Ba është huazuar te ish-skuadra e tij, Besiktasi, ku pas përfundimit me sukses të vizitave mjekësore, tani do të qëndroj për gjashtë muaj, ndërsa huazimi i tij nuk i ka kushtuar fare skuadrës turke. /Telegrafi/