Telegrafi

Zyrtare: Dejan Vukiqeviq trajner i Feronikelit

Feronikeli ka angazhuar një trajner të ri pas shkarkimit të Zekirja Ramadanit.

Kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se ka emëruar si shef të shtabit teknik të ekipit malazezin, Dejan Vukiqeviq.

“Vukiqeviq ka arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin për edicionin 2019/2020. Sot në stërvitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikeli do të jetë prezent trajneri i ri”, thuhet në njoftimin e klubit drenicak.

Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buducnost (Podgorica), Mogren (Budva), Sevilla (Spanjë), Larnaca (Qipro).

Vukiqeviq ka qenë po ashtu trajner i shumë skuadrave të njohura si Zeta (Podgorica), Mogren (Budva), Mladost (Podgorica), Dacia Chisinau (Moldova) dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadrës Ventspils (Latvia).

Ndryshe, Nikeli ka sjell disa lojtarë të rinj para fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/