Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e yllit austriak, David Alaba, i cili vjen si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Bayern Munichun.
Pas largimit të trajnerit Zinedine Zidane, Real Madridi ka konfirmuar ardhjen e parë të verës.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ardhjen e ndonjë trajneri të ri, por për transferimin e një lojtari të njohur.
Është fjala për yllin austriak, David Alaba, i cili transferohet në Santiago Bernabeu si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Bayernin.
Është vet klubi mbretëror që ka konfirmuar transferimin e Alabas me anë të rrjeteve sociale.
Comunicado Oficial: Alaba.#RealMadrid | #WelcomeAlaba
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 28, 2021
“Real Madrid CF ka arritur një marrëveshje me lojtarin David Alaba, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme”.
“David Alaba do të paraqitet si një lojtar i ri i Real Madrid pas përfundimit të Euro 2021”, thuhet në njoftimin e Los Blancos. /Telegrafi/