Telegrafi

Zyrtare: Dani Ceballos kalon nga Real Madridi te Arsenali

Arsenali e ka mbyllur marrëveshjen për nënshkrimin me Dani Ceballos nga Real Madrid, si huazim për një vit. 

Klubi nga Londra nuk do të ketë opsionin për ta blerë mesfushorin kur skadon huazimi i tij, por do ta paguajë pagën vjetore të plotë prej 3 milionë eurosh.

Kështu Arsenali e ka fituar garën për një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj verës.

Ceballos shkëlqeu me Spanjën U-21 ku e fituan Kampionatin Evropian, por ai nuk ishte në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri.

Unai Emery tani e ka më të kompletuar mesfushën me spanjollin që do të luajë së bashku me Lucas Torreiran, Granit Xhakën dhe Matteo Guendouzin.

Mesfushori ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023 dhe ai dëshiron të kthehet në Los Blancos. /Telegrafi/