Telegrafi

Zyrtare: Cuadrado, lojtar i Interit

Juan Cuadrado është një lojtar i ri i Interit, me mbrojtësin kolumbian ka nënshkruar kontratë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2024.

Anësori kolumbian e nisi karrierën në Independiente Medellin, ndërsa në Itali së pari arriti te Udinese për të vazhduar pastaj te Lecce ku shpërtheu.

Kjo u vu re nga Fiorentina, ku kaloi sezone e gjysmë në Toskanë, për të kaluar pastaj te Chelsea.

Në fund Cuadrado u transferua te Juventusi, ku kaloi tetë vjet, duke fituar gjithsej 11 trofe.

Lexo po ashtu Tifozët ultras të Interit e paralajmërojnë Cuadradon para transferimit

Cuadrado është kolumbiani i pestë në historinë e Interit, ndërsa ka 115 paraqitje për Kolumbinë.

Interi e mori falas lojtarin pasi që këtë vit i kishte përfunduar kontrata me Juventusin. /Telegrafi/