Telegrafi

Zyrtare: Coutinho lojtar i Barcelonës, me një klauzolë prej 400 milionë eurosh

LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 26: Philippe Coutinho of Liverpool scores his sides first goal during the Premier League match between Liverpool and Swansea City at Anfield on December 26, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Barcelona ka arritur marrëveshje në vlerë prej 160 milionë eurosh për transferimin e mesfushorit ofensiv, Philippe Coutinho, nga Liverpooli.

“Liverpooli mund të konfirmojë se Philippe Coutinho do të largohet nga klubi pasi është arritur një marrëveshje transferimi me Barcelonën dhe e gjitha është peng i ekzaminimeve mjekësore dhe kushteve personale”.

(Foto: Twitter/Barcelona)

“Lojtari tash e ka lejen që t’i kompletojë formalitetet e zakonshme për ta përmbyllur menjëherë transferimin”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Redsave.

Lexo po ashtu E kryer, Liverpooli pranon ofertën e Barçës për Coutinhon

Braziliani do të luajë në Camp Nou në pjesën e mbetur të sezonit, si edhe do të luajë për pesë edicione të tjera te Blaugranët.

Për prishjen e kontratës së tij, klubet e interesuara do të duhet ta paguajnë klauzolën prej 400 milionë eurosh.

(Foto: Twitter/Barcelona)

Coutinho është një prej mesfushorëve më të talentuar në botë dhe ka potencial për t’u bërë akoma më i mirë.

Ai ka shkëlqyer me Liverpoolin në Ligën Premier, si edhe është bërë lojtar i rëndësishëm për përfaqësuesen e Brazilit.

25-vjeçari e nisi karrierën në Akademinë e Vasco da Gamas (1999-2008). Interi e bleu në vitin 2008 si 16-vjeçar dhe e ka në huazim dyvjeçar te Vasco de Gama (2008-2010).

(Foto: Getty Images)

Ai debutoi për Nerazzurrët në gusht të vitit 2010, mirëpo përkundër pritshmërive, ai nuk arriti ta tregonte veten për zikaltrit dhe në janar të vitit 2012 u huazua te Espanyoli.

Në verën e vitit 2012, Coutinho u kthye te Interi, ndërsa në janar të vitit 2013 u transferua te Liverpooli, ku bëri emër si një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim. /Telegrafi/